Ministrat e shteteve të Ballkanit diskutuan për bashkëpunimin në lidhje me virusin korona

Sot e riafirmuam vendosmërinë tonë të vazhdojmë dhe ta thellojmë bashkëpunimin tonë që t’i zbusim pasojat nga pandemia e Kovid-19 dhe t’i vendosim themelet për rikuperim të rajonit, shkruan në deklaratën e përbashkët pas forumit të dytë ministror “Selanik 2020” të shefave të diplomacive të Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës.

Në takimin  e sotëm përmes video konferencës, të organizuar me nismë të ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias, morën pjesë edhe komisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji dhe përfaqësues zë Kroacisë, si vend kryesues me BE-në, sekretarja e përgjithshme e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Helga Shmid dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Migrim dhe Punë të Brendshme të Komisionit Evropian, Johanes Luhner.

Në fjalimin në konferencë ministri Dimitrov shfaqi kënaqësi që për një kohë të shkurtër me miqtë grekë arritëm të jemi bashkënikoqir virtual të kolegëve të rajonit, të vendeve anëtare të BE-së në afërsi të tij të drejtpërdrejtë dhe të përfaqësuesve të lartë të Unionit, me qëllim që të inicohet diskutim për bashkëpunim të përbashkët në fazën e ardhshme pas paraqitjes së pandemisë, diçka që ishte e paimagjinueshme deri para disa viteve.

“Ndjenja e bashkësisë që u krijua pas goditjes fillestare nga kriza, besoj se me hapa të përbashkët dhe të koordinuar do ta zhvillojmë edhe më tej, ndërsa në drejtim të kthimit sa më shpejt dhe më sigurt ndaj rrjedhave të rregullta socio-ekonomike të shoqërive tona dhe rikuperim nga pasojat nga Kovid-19”, theksoi Dimitrov.

Ai u shprehu mirënjohje edhe  partnerëve të BE-së për ndjenjën se na marrin parasysh gjatë marrjes së masave dhe udhëzimeve me karakter të ndryshëm në menaxhimin me krizën, përballje me pasojat dhe dalje graduale nga masat restriktive.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, gjatë takimit janë miratuar dhjetë konkluzione që kanë të bëjnë në partneritetin strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në sektorin shëndetësor dhe turistik dhe në  transport, të bashkëpunimit rajonal, si dhe respektim të të drejtave dhe lirive individuale, mediat e pavarura dhe luftën kundër përhapjes së dezinformatave, ndërsa paralelisht e përshëndesin edhe vendimin e Unionit  për ndihmën për rajonin për përballje me pandeminë.

Qëllimi i Konferencës ishte fillimi i diskutimit midis ministrive të punëve të jashtme si ta munden me sukses të kontribuojnë, përmes bashkëpunimit reciprok, në fazat e ardhshme të përballjes me pasojat socio-ekonomike të cilat i ka shkaktuar pandemia e Kovid-19.

Ministrat thonë se “korniza e koordinuar për kthim të sigurt të transportit dhe lidhshmërinë  e nivelit dypalësh dhe rajonal duhet të jetë prioritet” dhe e përshëndesin nismën e Komisionit evropian të sigurojë “lëvizje të shpejtë të mallrave përmes  vijës së gjelbër që i lidhin BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”.

Paralelisht e theksojnë rëndësinë e respektimit të plotë të të drejtave dhe lirive  individuale, si dhe mediat e pavarura dhe shkëmbimi i lirë i informacioneve të sakta dhe të besueshme, ndërsa i përmendin edhe sfidat për përballje me lajmet e rreme për Kovod-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button