Pisonero: KE nga afër po ndjek bisedimet në Shkup ndërmjet liderëve politikë

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit evropian për zgjerim deklaroi se takimet e liderëve politikë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen edhe nga Komisioni Evropian (KE).

“Ne po i ndjekim nga afër bisedimet në Shkup midis liderëve politikë. Bisedimet duhet të vazhdojnë që vendi të jetë në gjendje të organizojë zgjedhje dhe të ballafaqohet plotësisht me pasojat e krizës me Kovid-19”, deklaroi për MIA, Pisonero.

Sqarohet se maratona e takimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve mund të ndikon në publikimin e kornizës negociuese dhe raportimet e rregullta për zhvillimin e vendeve të rajonit.

Ndryshe, në takimin e fundit pas më shumë se 3 orëve bisedime, krerët e partive politike në vend, nuk u morën vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zoran Zaev, kandidati për kryeministër nga LSDM-ja, sot theksoi se duhet të merremi vesh, por nëse nuk merremi vesh, ta dinë të gjithë se më 21 qershor do të ketë zgjedhje me 13 lista kandiduese, do të dilet në votim dhe besoj se do të jetë maksimal delja e votuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button