Aktorja 1 milion dollarë për fondacionin “No Kid Hungry”

Aktorja 45-vjeçare, Drew Barrymore, i ka bashkuar forcat me kompaninë McCormick Spices për ta dhuruar një shumë të madhe të të hollave për organizatën joprofitabile “No Kid Hungry”, dhe donacioni i saj do të ndihmojë në sigurimin e mjeteve të nevojshme për të gjithë personat e prekur nga pandemia e COVID-19, transmeton Koha.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, Drew ka thënë: “Jam e lumtur të bëhem bashkë me @mccormickspice për t’i dhuruar 1 milion dollarë për organizatën @nokidhungry, me qëllim që t’i ndihmojmë punëtorët e mrekullueshëm të cilët po bëjnë punë mahnitëse gjatë kësaj pandemie, për t’i ndihmuar personat e ndikuar nga koronavirusi e që kanë nevojë për ushqim. Ndihem e nderuar që jam pjesë e këtij momenti dhe kësaj iniciative.”

Aktorja gjithashtu ka bërë të ditur se të martën më 19 maj, do t’i bashkohet kompanisë “McCormick Spices” për një ngjarje online, si dhe i inkurajoi të gjithë fansat e saj që të bëhen pjesë e këtij transmetimi dhe të gatuajnë bashkë me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button