Prokuroria akuzoi të riun 21 vjeçar nga Haraçina për armëmbajtje pa leje

Prokuroria themelore publike – Shkup pas një hetimi ka ngritur aktakuzë në Gjykatën themelore penale-Shkup ndaj një 21 vjeçari nga Haraçina e Shkupit për vepër penale, si armëmbajtje pa leje, transmeton Portalb.mk.

Ai akuzohet në bazë të nenin 396, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, për prodhim, tregtim, ndërmjetësim dhe armëmbajtje pa leje.

“Më 14 maj, i akuzuari 21 vjeçar, në shtëpinë e tij në Haraçinë, pa leje ka mbajtur armë dhe municion”, raportojnë nga Prokuroria, duke sqaruar se bëhet fjalë për armë si Glok 19- 9mm dhe automatik Mpi-KM 7,62×39 se bashku me municion.

Prokuroria propozoi deri te Gjykata vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarin, pasi ekziston mundësia për rreziku për arratisje si dhe rreziku për të përsëritur veprën.

LEXO: Paraburgim për banorin nga Haraçina për armëmbajtje pa leje, kërkoi Prokuroria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button