Ky përbërës në shampon tuaj po jua shkatërron flokët

Nëse pyesni disa stilues flokësh se çfarë shamposh përdorin për vete apo për klientët e tyre, të gjithë do t’ju thonë të njëjtën gjë: një shampo pa sulfate. Kjo sepse sulfatet (të cilët ndodhen me shumicë në disa shampo) jua dëmtojnë flokët.

Ata janë jo vetëm të ashpër për flokët, por gjithashtu u heqin atyre bojën, hidratimin apo vajërat natyralë – shumë të nevojshëm për flokë të shëndetshëm dhe të bukur, transmeton Class. Duhet pranuar që sulfatet i pastrojnë ata më mirë, por ata janë njëkohësisht armiku i flokëve të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të hidratuar.

Kështu, herën tjetër që do të blini një shampo, kushtohuni rëndësi përbërësve dhe zgjidhni një pa sulfate. Pas pak kohësh do ta shihni ndryshimin në mënyrën si flokët tuaj do të duken.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button