fbpx

Qytetarët e Maqedonisë ditë e natë në Facebook

Vendi ynë gjendet në vendin e tretë në botë për përdorim të rrjetit social Facebook, ndërsa në vend të katërt për përdorim të internetit në përgjithësi. 

Sipas të dhënave në ueb faqen e specializuar për statistika “Internet world stat”, në Maqedoni, përdorin internetin 1.180.704 qytetarë ose 56,7% nga numri i përgjithshëm i popullatës, ndërsa në rrjetin Facebook janë të kyçur 941.240 ose 45,2%.

Shikuar në përqindje, pas qytetarëve të Maqedonisë, shfrytëzues më të mëdhenj të internetit janë serbët me 56,4 për qind pas të cilëve vijojnë grekët me 53, bullgarët me 51, malazezët me 50 dhe qytetarët e Shqipërisë me 49 për qind. Më pak internet shfrytëzohet në Kosovë ku 20,5 për qind e popullatës është e përfshirë në rrjetin onlajn.

Interes të madh për internet ka te qytetarët e Kroacisë, Sllovenisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Prej tyre, më së shumti interneti shfrytëzohet në Slloveni ku 72,1 për qind e popullatës janë të përfshirë onlajn, pas çka vijon Kroacia me 70,7 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me 60 për qind.

Rrjetin më të njohur social Facebook më shumë se qytetarët e Maqedonisë e shfrytëzojnë serbët, gjegjësisht 48,2 për qind nga popullata e përgjithshme dhe malazezët me 46,9 për qind. Më pak të përfshirë në “Facebook ka në Slloveni – 34,6 dhe Bosnjë e Hercegovinë me 33,7 për qind./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button