fbpx

Për pastrim të merkurit nga OHIS do të kërkohet ndihmë prej fondeve ndërkombëtare

Rreziku nga ndotja me merkur, që vjen nga fabrika për elektrolizë në OHIS do të zgjidhet me ndihmë nga fondet ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut në fillim të këtij viti e ratifikoi Minamata Konventën për merkur dhe si nënshkruese e saj do të ketë qasje në burime të reja për financim, konkretisht të dedikuara për zgjidhje të problemeve me merkur. Bëhet fjalë për metal jashtëzakonisht toksik, që shkakton pasoja serioze mbi shëndetin e njerëzve. Në Ministrinë për Mjedis Jetësor informojnë që mund të fitohen mjete për trajtim të burimeve historike lidhur me ndotjen me merkur, mirëpo procesi mund të zgjatë disa vite për shkak të procedurave të ndërlikuara, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në ndërkohë, vazhdojnë aktivitete për transferim të 11 materieve toksike nëpërmjet projektit “Mënjanim, dislokim, shkatërrim ose neutralizim të materieve kimike” nga SHA “Ohis” – Shkup. Deri më tani, kompania “Ekocentar 97” ka eksportuar pothuaj 64 ton kimikate të rrezikshme në të cilat ka metanol, akrilonitril monomer por edhe kimikate të panjohura, në “Valorek Servisis” inseneratori në Bazel, Zvicër. Mbesin vinil klorid monomeri i rrezikshëm, rreth 14 tonelata që trajtohen në mënyrë të sigurt në Gjermani dhe sasia tjetër e substancave kimike rreth 4,6 tonelata iniciatorë dhe 5,2 tonelata kimikate përbërje e panjohur. Pritet edhe rezultati i tenderit për zgjedhje të firmës e cila do ta neutralizon lindanin.

“Të dhëna për llojin dhe sasitë e kimikateve të grumbulluara në rrethin e OHIS mund të gjenden në fizibiliti studimet që janë punuar për shkak të përcaktimit të metodave për rehabilitmit , ndërsa të dhënat më të reja janë siguruar me hulumtimin të detajuar që është bërë në suaza të aktiviteteve përgatitore për pastrim të NSN, më saktësisht lindanin. Pothuaj të gjitha kimikatet e vjetruara të grumbulluara, që paraqesin ngarkesë tepër të madhe për shtetin dhe rrezik potencial nga aspekti ekologjik, janë mënjanuar nga ana e ‘Ekocentar 97’. Për pastrim të lindanit, në fazë përfundimtare është procedura e tenderit për zgjedhje të ofertuesit më të mirë. Pas përfundimit të procedurës së tenderit, realizuesi do të angazhohet për t’i siguruar lejet e nevojshme ekologjike dhe përfundimisht do të fillojë me mënjanimin e lindanit”, informojnë nga Ministria.

Si e fundit, megjithëse ndër më të rrezikshmet, do të mbetet merkuri në OHIS, që tash më disa dekada paraqet rrezik të madh për shëndetin e shkupjanëve. Maqedonia ka obligime sipas Minamata Konventës për merkur, që është marrëveshje ndërkombëtare e dizajnuar për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor nga emetime antropogjene dhe çlirim të përbërjeve me merkur dhe të vet merkurit. Marrëveshja e rregullon gërmimin e drejtpërdrejtë të merkurit, eksportin dhe importin, grumbullimin e sigurtë por edhe mënjanimin dhe trajtimin e hedhurinës.

Adnan Qahil

Adnan Qahil, inxhinier i mëhershëm në OHIS i ishte edhe koordinator i grupit punues në Qeveri për ballafaqim me problemin me lindanin, thotë që pastrimi i OHIS varet edhe nga gjendja ekologjike e vendbanimeve përreth.

“Dheu në OHIS është tërësisht i kontaminuar me shumë kimikate. Duke filluar nga merkuri, mbeturina nga elektroliza, pastaj acid monokloricitik, me pesticide, herbicide dhe fungicide dhe kimikate tjera. Ka tre plehërishte me sasi të mëdha me lindan, ndërsa analizat që janë bërë tregojnë si ato ndikojnë në ajër dhe ujërat nëntokësore. Në OHIS, por edhe rrethinën më të gjerë, madje edhe deri në mes të Aerodromit, Lisiçes dhe Draçevës ujërat nëntokësore janë të ndotura me lindan dhe sipas analizave që i kemi bërë, madje edhe në ajrin në Gjorçe Petrov janë gjetur grimca prej lindani”, thonë Qahil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button