Arifi: Edhe 1 milimetër hapërim drejtë BE-së paraqet sukses

Nga mbledhja e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian që fillon sonte, Maqedonia shpreson me optimizëm të përmbajtur se do të merr dritë jeshile për fillim negociatash me Bashkimin Evropian, kështu tha zëvendës kryeministrja e obliguar për çështje evropiane Teuta Arifi, sot në takim joformal me gazetarë.

‘Unë dua të them se kam një optimizëm të përmbajtur, se BE- ja do të arrijë të gjejë një formulim, korrekt dhe kreativ e cila do të na mundësojë të vazhdojmë me procesin të cilin veç më e kemi filluar, në mënyrë që të përgatitemi në mënyrë të kompletuar për hapjen e bisedimeve’ tha Arifi.

Arifi beson se BE-ja do të gjej formulimin adekuat i cili do të kënaq të gjitha palët e kyçura në proces.

‘Gjithsesi se mënyra se si e tregon atë BE-ja është punë e tyre por absolutisht dua të besoj se përfundimisht do të gjejnë një mënyrë të japin formulim me të cilin neve do të na mbajnë  aktiv dhe të vazhdojmë me këtë rrjedhë. Pa marrë parasysh se çfarë formulimi do të marrim, sigurisht se orientimi ynë në raport me procesin e integrimit, qasja jonë nuk do të ndryshojë. Si do që të jetë vendimi, ne do të përqendrohemi me aktivitete të lartë në këtë drejtim’ potencoi ajo.

Por, jo zyrtarisht autoritetet maqedonase do të jenë të kënaqur nëse Maqedonia ka hapëruar edhe hiç më shumë se një milimetër para.

‘Të paktën me milimetra të kemi pasur hapërim, do me thënë të mos dalim me përfundimet e njëjta, të cilën nuk e përjashtoj nga mundësia, në rast se mbeten me qëndrime radikale pala greke, por keni parasysh faktin se këtë vit kemi përkrahje të madhe të brendshme brenda BE-së, lobim të madh që mendoj se së paku diçka do të përmirësohet’ thonë në qeveri.

Vendimin e Këshillit të ministrave, Komisioni Evropian pritet ta publikojë nesër në orën 16.00, pas çka Teura Arifi do të dalë me press konferencë për të komentuar cilindo vendim që të marrim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button