SHGM: BDI të ndërpresë etiketimin e gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon etiketimin e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndaj gazetarit të online mediumit “In7.tv”, Albrim Hoxha. Pas mbledhjes së djeshme të liderëve të partive, Ahmeti dha një deklaratë për mediat dhe pas pyetjes së parashtruar nga Hoxha, ai akuzoi gazetarin se ishte “i vegetosur”.

“Zyrtarët publik dhe veçanërisht drejtuesit e partive politike duhet të përmbahen nga deklaratat që mund të kuptohen si etiketim i gazetarëve, sepse kjo nuk është në frymën e vlerave evropiane dhe demokratike. Deklarata të tilla mund të stimulojnë sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve nga anëtarët e partisë, dhe kjo mund të sjellë shumë pasoja negative. Në fakt, vetëm disa ditë para deklaratës së Ahmetit, gazetari i njëjtë ishte i ftuar në bisedë informative në stacionin policor në Strugë, ku nga ai është kërkuar të zbulojë burimet e tij të informimit, që paraqet një përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar gazetarin”, thonë nga SHGM.

ShGM e kujton Ahmetin se gazetarët janë zëri i publikut dhe detyra kryesore e tyre është të hulumtojnë dhe të bëjnë pyetje që janë në interes të publikut, ndërsa politikanët janë ata që duhet të japin përgjigje dhe të sigurojnë kushte të sigurta të punës për gazetarët dhe punonjësit mediatik.

“Ky nuk është rasti i parë i sjelljes së papërshtatshme të përfaqësuesve të kësaj partie ndaj gazetarëve dhe kjo është arsyeja pse SHGM do të informojë të gjitha organizatat përkatëse vendase dhe ndërkombëtare për këtë dhe për të gjitha rastet e mëparshme. U bëjmë thirrje partive politike të punojnë seriozisht në marrëdhëniet me gazetarët, pasi ato janë arsyeja kryesore për renditjen e dobët të vendit në indekset botërore që masin lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve”, shtojnë  nga SHGM.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button