RMV, nxënësit furnizohen me pajisje elektronike nga biznesi privat e jo nga shteti

Maqedonia ashtu si vendet e tjera të botës, në këtë kohë pandemie, arsimin e zhvillon, në distancë, me mësim online. Më herët disa prindër publikuan në rrjete sociale, fjalën e tyre, përmes së cilës shfaqeshin disa nga problemet që hasin nxënësit, siç është, mësimnxënia, aksesi në internet, interneti i pamjaftueshëm apo mospërputhja e teksteve shkollore me shpjegimin në Radio Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, shkruan Portalb.mk.

Për ecurinë e mësimit janë dëshmitarë mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët në mungesë të njëri, tjetrit, ngecin në procesin arsimor. Ka nxënës të tillë, që ju mungon interneti, por edhe pajisjet elektronike. Nga Qendrat sociale, nëpër qytete u janë mundësuar sim kartela, me internet. Por, kjo nuk do t’u ndihmojë nxënësve që nuk kanë kompjuter, I-pad e të ngjashme.

Komuna e Çairit
Komuna e Çairit

Në mungesë të pajisjeve elektronike, për zhvillimin e mësimit online, nga ana e nxënësit, Komuna e Çairit thotë se në koordinim me shkollat janë marrë evidencat, për mungesë të pajisjeve, dhe për të njëjtët janë ndërmarrë masa.

“Nga dita e parë e fillimit të online procesit të adaptuar edukativo-arsimor si rrjedhojë e shpalljes së pandemisë së Covid 19, Komuna e Çairit është angazhuar për të krijuar predispozitat teknike për zhvillimin e papenguar të këtij procesi vital në bashkëpunim me udhëheqësinë e shkollave fillore në territorin e saj. Përmes donacioneve arritëm të sigurojmë dhe të shpërndajmë 100 tabletë në shërbim të nxënësve që ju mungonin pajisjet teknologjike të nevojshme për mbarëvajtjes e online procesit edukativo-arsimor. Targetimin e nxënësve në nevojë për të qenë sa më objektiv e ka realizuar Komuna e Çairit në bashkëpunim me udhëheqësinë dhe këshillin e prindërve të çdo shkolle fillore. Janë siguruar edhe laptopë dhe celularë si rezultat i thirrjes sonë publike deri te qytetarët për aksion solidarizimi, të cilat janë sjellur në Komunën e Çairit dhe pastaj janë shpëndarë te nxënësit që më së shumti kanë pasur nevojë. Me këtë rast faleminderojmë edhe qytetarët për gatishmërinë e treguar dhe bashkëpunimin. Vazhdojmë edhe më tutje të përcjellim situatën dhe të veprojmë sipas nevojave të paraqitura për zhvillimin cilësor të procesit edukativo arsimor në këto rrethana”, thanë për Portalb.mk, Shërbimi për informim Komuna Çair.

Nga ana tjetër, Komuna e Dibër, ka ndërmarrë masa menjëherë, pas ndalesës së procesit arsimor, në shkolla. Që të vazhdohet mësimi ‘online’, ku edhe ishte rekomandim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kjo komunë ka dërguar listën në ministri për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve, në familjet me të ardhura të ulëta, ku edhe nuk kanë pasur mjete komunikimi me mësimdhënësit.

Komuna e Dibrës
Komuna e Dibrës

“Që në ditët e ndërprerjes së procesit arsimor, kontaktuam drejtorët e shkollave, ku edhe kemi ndërmarrë, ne si Komunë, disa hapa. Për nxënësit që nuk kanë mundësi të lidhen në mësimin ‘online’, bëmë një listë dhe e dërguam në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Aktualisht, ndihmë na është ofruar vetëm nga kompania “Ecolog”, ku edhe na janë dhënë 50 tableta, të cilat u janë shpërndarë shkollave fillore, në bazë të listës që kanë sjellë drejtorët e shkollave. Ndërsa, përgjigje konkrete ende nuk kemi marrë, për numrin e nevojshëm që kemi kërkuar nga MASH-i”, tha për Portalb.mk, Ylli Mirzo nga Komuna Dibër.

Buxheti i kësaj komune, si një ndër komunat e para që u izolua nga epidemia e përfshirë, ka shfrytëzuar mjetet financiare, për dezinfektim të rrugëve, ndërtesave, institucioneve, etj.

“Komuna nga buxheti i vetë,  nuk ka pasur mundësi t’ju sigurojë shkollave tableta edhe pse ne kemi pasur më shumë nevojë, sepse ishin një ndër Komunat e para, që u shpall zonë krize, ku edhe jemi marrë me luftën kundër pandemisë, virusi Kovid-19. Pra ne jemi marrë me furnizime të mjeteve higjenike, dezinfektuesve, ku edhe i ka paguar komuna prej buxhetit të vetë”, thanë nga Komuna e Dibrës.

Nga kjo komunë, ku edhe janë evidentuar tashmë, nga Qendra Sociale, 118 familje, ku edhe kanë dy apo tre fëmijë, në shkolla, të cilët nuk kanë shprehur interes për furnizim me kartela interneti, për shkak se u mungojnë pajisjet elektronike, e cila u është e nevojshme, për ndjekjen e mësimit ‘online’.

Ndërsa, Komuna e Gostivarit bën të ditur se u janë shpërndarë 100 tabletë, donacion të kompanisë “Ecolog International”. Këto pajisje u dedikohen nxënësve të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin nga distanca. “Së bashku me donacionin nga “Ecolog International”, deri më tani në Gostivar janë shpërndarë 300 pajisje teknologjike. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk kanë ofruar asnjë ndihmë me pajisje elektronike, edhe pse kjo ka është obligim i tyre”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Ndryshe, shumë komuna janë në pritje të kërkesave të tyre që i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,  për të mos mbetur pas, shumë nxënës, në procesin arsimor, që zhvillohet në distancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button