Ligji për shpifje dhe ofendim para Gjykatës Kushtetuese

“Fronti për lirinë e shprehjes” deri te Gjykata kushtetuese e Maqedonisë do të ngritë iniciativë për vlerësimin e kushtetueshmërisë të ligjit për shpifje dhe ofendim. 

Sipas Frontit, praktikat e qeverisë, me presion dhe kërcënime që të pengohet depërtimi i mendimit të lirë, si dhe krijimit të rregullativës ligjore që do riste censurën në hapësirat publike dhe informative, paraqet kërcënim serioz për të drejtat e njeriut dhe shoqërinë në tërrësi. 

“Gjitha tendencat ekzistuese që të pengohet shprehja e lirë veçmas mendimi kritik që paraqet karakteristikë të individit të lirë në shoqëri të lirë, paraqet shkelje direkte jo vetëm të të drejtës së shprehjes por edhe të të drejtës së individit që të marrë pjesë në ndodhitë social-shoqërore”, thuhet në komunikatën e Frontit. 

Këtë inicitiavë e mbështesin disa Shoqata qyetetare si Komiteti i Helsinkit, Civil, Metamorfozis, Fondacioni Shoqëri e Hapur, Kontrapunkt, Nisma…/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button