Djali i Zoran Verushevskit e ka incizuar fshehur Zoran Zaevin, bisedat janë publikuar në Youtube

Djali i funksionarit të LSDM-së, Zoran Verushevski, Aleksandër Verushevski e ka incizuar me zë para katër viteve në Strumicë, liderin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se incizimi i publikuar në “Youtube” para dhjetë ditëve është nga një drekë në vitin 2016, ndërsa theksoi se raportet mes tij dhe Aleksandër Verushevskit janë të mira dhe se është i afërt me familjen e tij.

“Sa i përket pyetjen në lidhje me bashkëfolësin i cili më ka incizuar, ai është zotri Aleksandër Verushevski. Kjo është në drek tek unë në Strumicë në verën e vitit 2016-të. Këtu, qëndrojmë dhe hamë drekë dhe e pash se më incizon. Biseda flet qartë se kush është. Nuk ka qenë kjo para 100 viteve, ka qenë para 4 viteve. Ne kemi raporte të mira. Secili me përgjegjësinë e vet. Unë jam mik me të gjithë. Ai ka vendosur ashtu, ashtu ka vepruar. Unë jam shumë i afërt me familjen e tij, i dua fëmijët e tij. Me profesorin Verushevski jam mik, ai është kryetar i komisionit tonë për siguri të brendshme në shtet, këshilltar në kabinetin për siguri nacionale. Bashkëpunoj, por ja, ashtu ka vendosur miku im Aleksandër dhe ashtu ka vepruar”, deklaroi Zaev.

Ndërkaq, ish drejtori i DSK-së dhe këshilltari i Zaevit, Verushevski, ka dëshmuar edhe në lëndën “Target Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimin masiv.

VMRO-DPMNE-ja vlerësoi se në katër bombat e publikuara në Youtube mund të shihet çfarë qëndrimi ka Zaev për popullin e vet, revolucionin laraman, iniciativat studentore dhe AliAhmetin.

Nga LSDM-ja thanë se në audio incizimet, kryetari Zaev kategorikisht konfirmon se nuk ekzistojnë biseda që i janë dhënë ndonjë Çaushi apo dikujt tjetër përveç PSP-së.Ata vlerësojnë se këto biseda dëshmojnë se shoqëria civile është mbështetës i drejtësisë,konceptit një shoqëri për të gjithë dhe mbështetës luftës kundër regjimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button