Tripoli, tension pas dhunës sektare

Trupa ushtarake patrullojnë rrugët e qytetit verior të Tripolit në Libi, pas dhunës sektare, pasojë e luftës civile në Sirinë fqinje, që mori katër jetë njerëzish. 

Konflikti përtej kufirit kalon kështu edhe një herë në Libi, kur trazirat kanë nisur me kohë. Të dielën, situata në Tripoli degjeneroi në shkembime zjarri mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit të Bashar al Assadit, duke shkaktuar, veç të vdekurve, edhe 12 të plagosur.

Po një ditë më parë, 9 gjykatës e prokurorë sirianë kaluan në anën e opozitës. Kjo ishte goditja më e fundit për regjimin, që gjithmonë e më me vështirësi po i përballon rebelët, të cilët vazhdojnë të fitojnë terren në veri të Sirisë dhe në rajonet pranë Damaskut. 

Vrasjet në Tripoli acaruan tensionet shumëvjeçare ekzistuese mes shumicës sunite të qytetit që mban anën e rebelëve siriane dhe pakicës alavite, aleatë me presidenti Bashar al-Assad. Qeveria libaneze u detyrua të dërgonte përforcime si e vetmja menyre per t’i dhene fund dhunes që ka shpërthyer disa herë muajt e fundit dhe ka krijuar shqetësime se edhe Libi mund të përfshihet në konfliktin e Sirisë. Të dielën, autoritetet siriane kthyen trupat e tyre prej 14 libanezëve sunitë dhe palestinezëve të vrarë në Siri. 

Dyshohej prej kohesh se militante nga veriu i Libanit kalonin ne vendin fqinj per t’u bashkuar me rebelet, por vrasja e 14 personave javen e kaluar ne nje qytet kufirtar sirian ishte shkendija e pershkallezimit te tensioneve ne Tripoli. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button