Bekteshi: Hapja e objekteve hotelerike varet nga rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deklaroi sot se, Qeveria do të debatojë dhe do të sjellë vendim adekuat se kur do të fillojnë me punë objektet hotelerike, varësisht rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Komisioni i propozon Qeverisë se cilat objekte fillimisht do të hapen dhe në cilat faza cilat objekte dhe cilët sektorë fillimisht do të fillojnë me punë. Si Ministri i dhamë vërejtjet dhe sugjerimet tona për protokollin që na u dorëzua, por fjalën e fundit e ka Komisioni për Sëmundje Infektive”, tha Bekteshi në konferencën për media në Qeveri, në përgjigjen e pyetjes se pse së pari u hapën qendrat tregtare e jo objektet hotelerike.

Për vërejtjet e juristëve se pakoja e tretë e masave të cilat i solli Qeveria është e parealizueshme sepse para zgjedhjeve është e ndaluar pagesa e mjeteve, Bekteshi tha se ende definitivisht nuk është caktuar data e zgjedhjeve.

“Sa i përket vërejtjeve të juristëve unë mendoj se në krijimin e masave ekonomike duhet të përfshihen ekonomistët, ndërsa juristët të konsultohen për sugjerimet se si ato të zbatohen në kuadër të ligjeve dhe rregullave. Nëse e krahasojmë Qeverinë tonë me qeveritë e rajonit, ne tashmë e miratuam dhe fillojmë me realizimin e pakos së tretë të masave ekonomike me të cilat i ndihmojmë punëtorëve, por njëkohësisht edhe biznesit që sa më lehtë të hynë në fazën e ripërtëritjes së ekonomisë”, tha Bekteshi.

I pyetur se pas kritikave të ashpra për pakon e tretë a mendohet për pako të re të masave, ministri i Ekonomisë tha se nuk vlerëson se ka pasur kritika të ashpra për pakon e tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button