Shqipëri, vazhdon të rritet numri i të shëruarve nga COVID-19

Në Shqipëri janë shëruar 15 persona nga koronavirusi i ri(COVID-19) në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e të shëruarve në 742, ndërsa është shënuar vetëm një rast i ri pozitiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 177 testime dhe është konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Deri tani janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin gjithsej 949 qytetarë, ndërsa aktualisht janë 176 persona aktivë me koronavirusin, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë dhe Shkodër.

“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienës personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë. Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete”, thekson ministria.

Deri tani në Shqipëri janë kryer 12,899 testime, ndërkohë gjithsej 31 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku vazhdojnë masat si ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në disa qytete.

Prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset. Në vend kanë rifilluar aktivitetet fetare në xhamitë e vendit, janë hequr kufizimet e lëvizjes në disa qytete, janë hapur baret dhe restorantet vetëm në ambiente të hapura dhe janë hapur muzetë, bibliotekat dhe arkivat, si dhe lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button