Një pacient nga Shkupi dhe një nga Tetova ndërruan jetë nga virusi korona, 22 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 533 teste dhe janë regjistruar 22 raste të reja me virusin korona. Numri i pacientëve të shëruar është 1.351, të vdekurve 106, ndërkaq momentalisht në vend kemi 382 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi (78-vjeçar) i pranuar më 7 maj dhe një pacient nga Tetova (77-vjeçar), i cili është pranuar më 14 maj.

50 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit

  • Shkup – 16
  • Kumanovë – 10
  • Prielep – 6
  • Tetovë – 15
  • Veles – 1
  • Kriva Pallankë – 1
  • Vallandovë – 1

22 raste në 24 orët e fundit

  • Shkup – 8
  • Shtip – 2
  • Prilep – 2
  • Tetovë – 2
  • Strugë – 1
  • Veles – 4
  • Sveti Nikole – 1
  • Gostivar – 1

Numri i përgjithshëm i rasteve

Shkup – 636, aktive 143
Kumanovë – 416, aktive 21
Dibër – 51, aktive 0
Shtip – 38, aktive 4
Prilep –202, aktive 59
Tetovë – 150, aktive 66
Strugë – 71, aktive 5
Veles – 125, aktive 53
Manastir –27, aktive 8
Ohër – 21, aktive 6
Kavadar – 5, aktive 0
Gostivar –20, aktive 3
Gjevgjeli – 4, aktive 0
Strumicë – 2, aktive 0
Kriva Pallankë – 6, aktive 1
Radovish – 4, aktive 0
Krushevë – 3, aktive 0
Koçan – 31, aktive 4
Probishtip – 2, aktive 0
Kërçovë – 2, aktive 0
Negotinë -9, aktive 5
Demir Hisar – 1, aktive 0
Makedonski Brod – 2, aktive 0
Pehçevë – 3, aktive 1
Dellçevë – 1, aktive 0
Vallandovë – 1, aktive 0
Vinicë – 2, aktive 0
Kratovë – 2, aktive 1
Berovë – 1, aktive 1
Sveti Nikole – 1, aktive 1

Deri më tani gjithsej janë bërë 22.255 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button