Dita botërore e mjekëve familjar

Me moton “Mjekët familjar – mjekët e përgjithshëm në vijën e parë në përballjen me Kovid 19”, Shoqata e mjekëve të përgjithshëm (SHMP/MV) së bashku me Qendrën për mjekësi familjare Fakulteti i Mjekësisë – Shkup edhe këtë vit e shënon 19 Majin – Ditën botërore të mjekëve të përgjithshëm, njofton Portalb.mk.

Në kohën e pandemisë Kovid-19, mjekët familjar ishin dhe janë ende në vijën e parë të përballjes me këtë virus. Duke i ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSSHI, i zbatuan parimet e mjekësisë familjare, dhanë mbrojtje shëndetësore gjithëpërfshirës, ​​specifike dhe të vazhdueshëm për të gjithë pacientët.

Në krahasim me janar-mars, në prill numri i vizitave te mjeku familjar është përgjysmuar dhe mesatarisht ka pasur 17 kontrolle në ditë.

Numri i udhëzimeve drejt ambulancave sekondare klinike specialistike-këshilluese është zvogëluar për gjashtë herë (nga 233.887 në janar, 127.225 mars dhe 37.000 prill), ndërsa është përgjysmuar edhe numri i udhëzimeve urgjente (nga 17.354 në 8.211 udhëzime në prill).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button