fbpx

Eliza Dushku: Nuk mund të jem e qetë, jam shqiptare

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, edhe një herë nuk ka fshehur prejardhjen e saj, duke u krenuar para rreth 300 mijë fansave të saj në Facebook. Eliza ka postuar një foto në orët e vona të së premtes ku shkruante “I Can’t Keep Calm, I Am an Albanian”, që në përkthim do të thotë “Nuk mund të jem e qetë, jam shqiptare”. Në përshkrim ajo shkroi se sapo ka bërë një përditësim (update) për dokumentarin mbi Shqipërinë dhe u bëri thirrje fansave ta shikojnë atë.

Nuk është hera e parë që Eliza, me suksese të shumta në Hollywood, krenohet me vendin e saj. Ajo ka qëndruar kohë më parë në Shqipëri me një ekip profesional, me të cilin kanë xhiruar një dokumentar për shqiptarët dhe Shqipërinë në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button