Kosovë, tri organizata studentore protestojnë para MASHTI-it

Tri organizata studentore USPE, SKOK dhe Studim Kritik, Veprim kanë paralajmëruar protestë nga ora 11:00 para MASHTI-it kundër vendimit për emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

“Sot prej orës 11:00 duke respektuar rekomandimet e IKSHP dhe duke ruajtur distancën sociale, ftojmë studentët e UP ‘Hasan Prishtina’ të na bashkohen në protestë kundër vendimit të padrejtë të Ministrisë së Arsimit për emërimin e tre personave në Këshillin Drejtues, dy prej të cilëve janë shërbyes të kolegjeve private”, transmeton Klan Kosova.

“Para disa ditësh kemi bërë thirrje që ky vendim të zhbëhet, por ministrja ka refuzuar një gjë të tillë. Andaj jemi të detyruar të protestojmë kundër këtij vendimi. MASHTI fokus parësor duhet të ketë ngritjen e UP-së dhe jo minimin e brendshëm të tij nga influencat e kolegjeve private”, thuhet në një njoftim të këtyre organizatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button