Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Memeti: Synojmë barazinë

“Përpjekjet për sigurimin e të drejtave të njeriut për të gjithë është qëllim i cili duhet të synojmë”, theksoi avokati i popullit, Ixhet Memeti në porosinë e tij me rastin e 10 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Si vlerë esenciale, të drejtat e njeriut janë ende më të rëndësishme kur qytetarët shikohen nga prizmi i barazisë, kur respektimi i tyre bëhet pa asnjë diskriminim, stereotip dhe paragjykim, gjegjësisht pa iniciuar dhunë dhe urrejtje ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në porosinë e Memetit.

Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut është mundësi e të gjithëve që punojnë në mbrojtjen e të drejtave ta përkujtojnë Deklaratën universale për të drejtat e njeriut sipas të cilës, të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta dhe dinjitet të barabartë.

Memeti fton që kjo ditë të paraqesë inspirim për të gjithë mbrojtësit e të drejtave të njeriut në drejtim të përforcimit të aktiviteteve në këtë plan, udhërrëfyes për kuptim, tolerancë dhe respektim të ndërsjellë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button