Tri raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan të hënën tri raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, njofton REL.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur se të trija rastet janë raste kontakti dhe se ato vijnë nga Komuna e Prishtinës.

Me këtë shifër, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 988.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të hënën janë shëruar 18 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 754.

Që nga regjistrimi i rasteve të para me COVID-19 më 13 mars, në Kosovë kanë humbur jetën 29 pacientë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button