Tetova me ngrica, komunikacioni pa probleme serioze

Reshjet e borës që kanë përfshi rajonin e pologut, ka bërë që komunikacioni në qytetin e Tetovës të zhvillohet më vështirësi të vogla, ndërsa fshatrat e Malësisë së Tetovë me, komunikacioni është duke e zhvilluar me paisje dimërore.

Zëdhënësi i komunës së  Tetovës, Faton Murseli, thotë se “komuna e Tetovës, me fillimin e reshjeve të borës gjatë vikendit, kompanitë e liçencuara për pastrimin e rrugëve veç më kanë filluar me pastrimin e borës nga rruga nëpër qytetet dhe fshatrat e Malësisë, ndërsa sipas tij prioritet do të kenë rrugët kryesore të qytetit dhe fshatrat e Malësisë së Sharrit që gravitojnë në komunën  e Tetovës”.

Deri më tani në bazë të informacioneve tona nuk ka asnjë fshat të bllokuar apo të izoluar edhe pse reshjet e borës në fshatrat malore vazhdon të bie, ku trashësia e borës ka arritur deri në 40 cm, gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët e Tetovës  janë me ngrica, mirëpo komunikacioni është duke u zhvilluar normalë. Ndryshe edhe nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë është paralajmëruar se ditëve në vazhdim do të takohen më kryetarët e bashkësive lokale dhe qytetarët për t’i informuar  rreth obligimeve të tyre, gjatë kohës kur ka borë dhe cilat janë obligimet e tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button