Gjendet një grua e vdekur në Shkup

Marina Ivanova (43) është gjetur e vdekur dje pasdite në shtëpinë e saj në lagjen Draçevë të Shkupit, informojnë nga MPB-ja.

Policia informon se trupi i i gruas është gjetur në shtëpinë e saj në rrugën “Kitka”, ku Ivanova jetonte vetëm.

Gjykatësi hetues urdhëroi që trupi të dorëzohet në obduksion për të vërtetuar shkakun e vdekjes. Policia është duke hetuar rastin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button