Policia ka arrestuar 3 qytetarë të Sarajit për ushtrim dhune

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se ka arrestuar dy qytetarë të fshatit Gërçec dhe një qytetar të Lubinit, dy fshatrat e Komunës së Sarajit, transmeton Portalb.mk.

“Më 17.05.2020 në ora 14:30 në zonën e komunës së Sarajit, zyrtarët policore nga SPB-Shkup kanë arrestuar 26 vjeçarin Sh.P, 26 vjeçarin A.O., të dy nga fshati Gërçec dhe 26 vjeçarin tjetër J.E, nga fshati Lubin”, raportojnë nga MPB.

Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale “dhunë”.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të kryer te J.E. është gjetur një material druri, që është dokumentuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button