BDI, sot afati i fundit për kandidaturat, ja emrat e mundshëm

Sot skadon afati kur të gjithë degët e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryesisë qëndrore duhet ti dërgojnë listë me së paku dy kandidat potencial për komunat përkatëse për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin mars të vitit 2013.

Deri tani emrat e kandidatëve zyrtare të dërguara nga degët janë për Komunën e Gostivarit do të vendoset mes Nevzat Bejtës, Talat Xhaferit dhe Nexhati Jakupit.

Në Tetovë Teuta Arifi dhe Ibrahim Dehari por ka gjasa edhe ish kryetari Hazbi Lika, në Komunën Çair, Izet Mexhiti, Saraj-Bekim Murati, Kërçovë Musli Musliu dhe Fatmir Dehari. Për Studeniçan kryetari aktual Fatih Iseni, për Qytetin e Shkupit Bujar Osmani dhe Valon Saraçini, Strugë Ramiz Merko, Arben Llabënishti apo Murat Lumani, Likovë Sadullah Duraku dhe Dibër Argtim Fida apo Ruzhdi Lata./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button