U publikuan rezultatet për gjithë futbollistët e Interit në lidhje me virusin korona

Antonio Conte është gati të rimarrë skuadrën për të rinisur përgatitjet. Numri një i stolit të zikaltërve, pasi kreu testin dhe rezultoi negativ ndaj koronavirusit, zyrtarisht mund të stërvitë skuadrën në “Appiano Gentile”, transmeton SS.

Në pritje të konfirmimit të protokollit të ri, i cili ka patur ndryshime dhe pritet miratimi, Conte nuk mund ta stërvitë të gjithë grupin. Nisur nga kjo tekniku zikaltër momentalisht do të përpiqet që ta motivoje sa më shumë të jetë e mundur skuadrën, në mënyrë që kur t’i rikthehen fushës së blertë, lojtarët të jenë të karikuar.

Zikaltërit kanë nisur grumbullimin më datën 8 dhe pas 9 ditësh përgatitje intensive, me të dielën që e kishin pushim, tashmë puna ka rinisur sërish. Në fazën e parë të punës që nisën, Antonio Conte ishte i detyruar që skuadrën ta vëzhgonte nga larg, teksa komunikim të vazhdueshëm ka patur me dy asistentet e tij të cilëve u jepte këshilla për grupet që po mbanin në vëzhgim.

Tashmë situata është totalisht ndryshe, pasi tekniku mund t’u qëndrojë pranë lojtarëve dhe t’i këshillojë më nga afër, ndërkohë që ekipi është i përkushtuar maksimalisht për të rigjetur formën më të mirë fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button