Poposki: Maqedonia do të punojë në avancimin e të drejtave të njeriut

Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut paraqet vlerën esenciale të secilës shoqëri demokratike, ndërsa Republika e Maqedonisë, si vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, angazhohet për respektim konsekuent të deklaratës universale për respektimin e të drejtave të njeriut, porositi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

“Dhjetë dhjetori është datë e rëndësishme në historinë botërore, ditë kur Kombet e Bashkuara miratuan deklaratën universale për të drejtat e njeriut, me të cilën u vendosën bazat për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën”, shkruan Nikolla Poposki.

Sipas tij, gjatë periudhës së fundit kemi qenë dëshmitarë të shumë trazirave në mbarë botën të cilat u nxitën nga kërkesa për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të këtyre vendeve, si dhe tejkalimin e pabarazive ekonomike dhe sociale, që për fat të keq ende ekzistojnë.

“Këto gjendje paraqesin motiv për mobilizim të të gjitha kapaciteteve demokratike për përmirësimin e implementimit të detyrimeve të shteteve, të dakorduara dhe të pranuara në nivel global, për çka bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësi ndarëse. Për këto arsye, avancimi i gjendjeve me të drejtat e njeriut paraqet njërin nga prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë”, thekson Poposki.

“Me formimin e Këshillit për të drejtat e njeriut të KB-ve në vitin 2006 u krijuan kushtet për avancimin e mëtejshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut në nivel global. Republika e Maqedonisë, me qëllim  që të jep kontribut aktiv në punën e këtij organi, e parashtroi kandidaturën e vet për anëtare të Këshillit për periudhën e viteve 2014 – 2016”, shtoi Poposki. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button