A hiqen vërtet puçrrat me teknikën e akupunkturës?

Kur ndjeni se keni provuar çdo ilaç në farmaci dhe çdo krem të cilësisë më të mirë, por pa rezultatin e dëshiruar, është e natyrshme që të shikoni për një alternativë të re trajtimi. Akupunktura, praktika e lashtë e mjekësisë kineze e futjes së gjilpërave të holla të çelikut në pikat kryesore përgjatë trupit, është një trajtim që po bëhet gjithnjë e më popullor për shqetësimet kozmetike siç janë edhe puçrrat, transmeton Class.

“Konceptet e mjekësisë tradicionale kineze besojnë se një trup i shëndetshëm natyrisht do të vonojë procesin e plakjes”, thotë Ansgar Lee, akupunkturist i licensuar dhe themelues i akupunkturës LES. “Çdo zonë e fytyrës korrespondon me organe të ndryshme në trupin tonë, gjë që na jep të dhëna për të ndryshuar mënyrën e trajtimit. Për shembull, rrathët e zinj poshtë syve mund të nënkuptojnë probleme me veshkat dhe gjëndrat mbiveshkore”.

Akupunktura synon që të shkojë përtej, duke hedhur një vështrim mbi atë që po ndodh realisht nën lëkurën tuaj. “Çdo gjë që manifestohet në lëkurën tuaj është një pasqyrim i pabarazive të tjera të shëndetit që dukshëm po ndikojnë në gjendjen tuaj të përgjithshme”, shpjegon Shari Auth,

Nga një këndvështrim ndryshe i dermatologëve mendohet se: “Puçrrat shkaktohen nga prania e  lagështisë dhe nxehtësisë në trup, gjë që do të çojë në akumulimin e lëngjeve nën lëkurë dhe skuqje”, shpjegon Xhesika Klein, mjeshtre në mjekësinë orientale.

Ajo shton gjithashtu se: “puçrrat shpesh lidhen me stresin dhe pabarazitë hormonale që mund të shkaktojnë skuqje dhe inflamacion. Akupunktura, ndihmon për të zgjidhur çështjen e lagështinë dhe për të ushqyer indin e zonës së prekur”.

Si mund të funksionojë akupunktura faciale tek aknet?

Filozofia që qëndron pas mjekësisë kineze është se gjithçka duhet të jetë në ekuilibër të përsosur për të qenë në gjendje të punojë në nivelin optimal. Pra, çdo herë që ka një “bllokim” që ndalon rrjedhën normale, kjo gjendje do të transformojë joefikasitet diku tjetër (në këtë rast, lëkurën tuaj). “Kinezët i zbuluan këto funksione të pikave përmes vëzhgimit dhe vunë re se pika të ndryshme nxirrnin efekte terapeutike specifike”, thotë Auth.

Në Mjekësinë Tradicionale Kineze, rajoni i fytyrës tuaj ku po trajtoheni mund të jetë një tregues i shkakut rrënjësor të problematikave të ndryshme. Për shembull, për puçrrat cistike që janë të kuqe, të fryra dhe të dhimbshme, Auth vëren se akupunktura mund të funksionojë mrekullisht mirë sepse është një “anti-inflamator natyral dhe mund të ndihmojë në qetësimin e skuqjes dhe shërimin e shpejtë”. Aknet rreth mjekrës, nofullës dhe gojës shpesh janë të lidhura me çekuilibrin hormonal ose stresin, dhe mund të shfaqen çdo muaj, të shkaktuara nga cikli menstrual, shtatzënia, ose kushtet si PCOS ose vezore polikistike.

Pra, me fjalë të tjera: PO, akupunktura mund të “ndihmojë në rregullimin e pabarazive hormonale themelore që shkaktojnë shfaqjen e puçrrave në fytyrën tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button