Rritet numri i denarëve të falsifikuar në qarkullim, por vlera e tyre është minore

Rritje të konsiderueshme e kartëmonedhave të falsifikuara të zbuluara në denarë ka konstatuar Banka Popullore në raportin vjetor përvitin 2019. Nga gjithsej 434 kartëmonedha të dyshimta të dorëzuara, të denominuara në denarë, gjatë ekspertizës profesionale vitin e kaluar është konstatuar që 73 ekzemplar janë origjinalë, kurse 361 ekzemplarë janë para të falsifikuara. Numri i kartëmonedhave të identifikuara si të falsifikuara që janë zbuluar gjatë vitit 2019 është më i lartë për 57% në raport me vitin 2018, njofton Portalb.mk.

Në numrin e përgjithshëm të kartëmonedhave të falsifikuara në vitin 2019, më i përfaqësuar është apoenët 500 denarë (229 copë), apo 63,4% nga numri i përgjithshëm i falsifikimeve, pastaj janë apoenët prej 100 denarëve (82 copë), ose 22,7% nga numri i përgjithshëm i falsifikimeve dhe apoenët prej 1.000 denarëve (37 copë), ose 10,3% nga numri i përgjithshëm i falsifikimeve.

“Pjesëmarrje më të madhe në numrin e kartëmonedhave të falsifikuara kanë apoenët prej 500 denarëve, që është kryesisht ka të bëjë me faktin që ende dorëzohen ekzemplarë të cilat në mënyrë të organizuar kanë qenë të lëshuar në qarkullim vitet e kaluara.

Vlera e përgjithshme e denarëve të falsifikuar në vitin 2019 është 183.750 denarë dhe ka pjesëmarrje të vogël në raport me vlerën e përgjithshme të parave në qarkullim”, thuhet në raport.

Rritet numri i ekspertizave të kryera për kartëmonedhat e dyshimta dhe monedhat e denominuara në valuta të huaja në vitin 2019, nga gjithsej 591 analiza të kryera janë zbuluar 216 para të falsifikuara dhe 375 para origjinale.

Në numrin e përgjithshëm të kartëmonedhave të falsifikuara, më të pranishme janë kartëmonedhat në euro (124 copa) dhe dollarë amerikan (53 copa). Njëjtë sikur edhe vitin e kaluar, numri i monedhave të regjistruara si të falsifikuara nuk është shumë i lartë dhe bëhet fjalë për total prej 13 copë monedha të falsifikuara në apoenë prej 2 euro.

Nga Banka Popullore vlerësojnë që kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara kanë cilësi relativisht të dobët të përpunimit, që mundëson zbulim të thjeshtë dhe të lehtë dhe detektim të karakteristikave të tyre.

“Gjatë ekspertizës mbi teknikën e përpunimit të kartëmonedhave të falsifikuara është konstatuar që ato janë përpunuar kryesisht me letër të thjeshtë, pa elemente të mjaftueshme të mbrojtëse, me përdorim të teknikës kompjuterike (skanim dhe printim) ose duke përdorur fotokopjim me ngjyrë”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button