Ndalim qarkullimi në disa akse rrugore

Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale në Maqedoni po zhvillohet në kushte dimërore dhe rrugë të lagështa, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit, ku ka rreshje të borës me intesitet të mesëm.

Ndalimi për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese ka në akset rrugore Krak Mavrovë – Dibër, në qafën malore Starzhë, në aksin Gostivar-Kërçovë, si dhe  në rrugët Strugë- kalimin kufitar Qafathanë, Kërçovë – Makedonski Brod- Prilep,  ndërsa është normalizuar  komunikacioni në aksin rrugor Oteshevë- kalimin kufitar Stenje, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta është e mundur ngricë në rrugë, dhe rekomandohet drejtim i kujdesshëm dhe  përshtatja e shpejtësisë kundrejt kushteve në rrugë. Në vendet e larta malore  ka mbetje të borës të cilat  parqesin problem për  zhvillimin e komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button