Tetovë, është ngritur procedurë disiplinore kundër policëve që u rrahën me qytetarin

Një video incizim ku dy policë rriheshin me një qytetar në qendër të Tetovës dje u publikua nga disa faqe në rrjetin social “fejsbuk”, nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) nuk japin informacione të detajuara për rastin, por thonë se për policët e involvuar në këtë rast, është ngritur procedurë disiplinore, njofton Portalb.mk.

Të pyetur për këtë rast, Rexhepi nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë potencoi se do të merren të gjitha masat për zbardhjen e plot të rastit, kurse ndaj policëve tashmë veçse është hapur procedurë disiplinore.

“ Në lidhje me Video-incizimin i cili mbrëmë (17-maj, rreth orës 17.00 ka qenë i shpërndarë nëpër portalet në rrjetet sociale, ku vërehet një zënkë fizike në mes të pjesëtarëve të policisë dhe një qytetari, Sektori i punëve të brendshme Tetovë, informon se është në rrjedha me situatën e cila ka ndodhur dhe se do të merren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit, kështu që në koordinim me Prokurorinë publike, për pengim të krimit të organizuar dhe korrupsionit  në Shkup, për pjesëtarët e policisë të cilët kanë qenë të involvuar në këtë rast, është ngritur procedurë disiplinore, kurse Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale prani MPB-së, do të ndërmarr masa adekuate ligjore, në lidhje me lëshimet dhe tejkalimit të autorizimeve lidhur me këtë rast” theksoi Fatmir Rexhepi.

Për arsye të etikës, Portalb.mk vendosi të mos e publikoje videon e theksuar më lartë.

Foto nga ngjarja.
Foto nga ngjarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button