RMV, 3 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 25 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 25 raste të reja, 3 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 8 te tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve ka arritur në 1.817, numri i të shëruarve 1.301, i të vdekurve 104, ndërkaq momentalisht kemi 412 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një paciente 60-vjeçare nga Kumanova e cila është pranuar në klinikë më 27 prill. Në Spitalin “9 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient nga Struga 59-vjeçar, i cili është pranuar më 16 maj dhe një pacient nga Shkupi 51-vjeçar që është pranuar më 4 maj.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit:

  • Shkup – 7
  • Prilep – 1

Personat e infektuar në 24 orët e fundit:

  • Shkup – 16
  • Tetovë – 4
  • Strugë – 1
  • Veles – 2
  • Ohër – 2

Numri i përgjithshëm i pacientëve:

  • Shkup  – 628, aktive 152
  • Kumanovë – 416, aktive 31
  • Dibër – 51, aktive 0
  • Shtip – 36, aktive 2
  • Prilep –200, aktive 63
  • Tetovë – 147, aktive 79
  • Strugë – 70, aktive 4
  • Veles – 121, aktive 50
  • Manastir –27, aktive 8
  • Ohër – 21, aktive 6
  • Kavadar – 5, aktive 0
  • Gostivar –19, aktive 2
  • Gjevgjeli – 4, aktive 0
  • Strumicë – 2, aktive 0
  • Kriva Pallankë – 6, aktive 2
  • Radovish – 4, aktive 0
  • Krushevë – 3, aktive 0
  • Koçan – 31, aktive 4
  • Probishtip – 2, aktive 0
  • Kërçovë – 2, aktive 0
  • Negotinë -9, aktive 5
  • Demir Hisar – 1, aktive 0
  • Makedonski Brod – 2, aktive 0
  • Pehçevë – 3, aktive 1
  • Dellçevë – 1, aktive 0
  • Vallandovë – 1, aktive 1
  • Vinicë – 2, aktive 0
  • Kratovë – 2, aktive 1
  • Berovë – 1, aktive 1

Deri më tani në vend janë bërë 21.722 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button