Është hapur Zyrë për Çështje Sociale në Komunën e Studeniçanit

Sot, Komunën e Studeniçanit e vizitoi zëvendës ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gonul Bajraktar dhe zëvendësministrja teknike Sanela Shkrijel, ku bashkërisht me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki e promovuan hapjen e Zyrës për Çështje Sociale, në hapësirat e kësaj komune.

“Gëzohemi shumë që Marrëveshja jonë e nënshkruar para disa muajve me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot bëhet realitet. Pra, duke nisur nga sot, qytetarët e komunës së Studeniçanit do të kenë zyrë të posaçme e cila do të shërbejë për informacionet e kompetencave sociale, për të drejtat e fëmijëve parashkollorë, ndihmave sociale, të drejtat dhe shërbime në lidhje me pensionet, etj. Tani më, qytetarët e komunës së Studeniçanit nuk kanë nevojë të shkojnë e të presin radhë në Qendrën sociale në lagjen Draçev, për një informacion të thjeshtë, potencoi Bajraktar.

“Si Komunë e Studeniçanit punojmë vazhdimisht që shërbimet e pushtetit qendror  t’i sjellim sa më afër qytetarëve tanë. Falënderojmë edhe njëherë këtë ministri që realizon projektet e decentralizimit të pushtetit dhe lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë”,  theksoi Sadiki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button