Nxënësit në RMV nuk duhet të heqin dorë nga mësimi “online”, mundësitë u ofrohen

Ka më shumë se dy muaj që mësimi ndiqet në distancë (online) për shkak të rrezikut nga koronavirusi, në vend. Ministria e Arsimit dhe Shkencës potencoi që si masë të vetme deri më tani është mësimi online, i cili ka përparësitë e veta. Por, edhe dobësitë, meqë jo çdo nxënës mund ta ndjek mësimin si shkak i pamundësisë ekonomike dhe teknike. Edhe pse listat e nxënësve janë në tryezë të ministrisë, kjo u gjend për t’i përkrahur mësimdhënësit dhe nxënësit, për të vazhduar procesin mësimor, shkruan Portalb.mk.

Mirëpo, fatkeqësisht nxënësit ende nuk janë pajisur me Internet dhe sipas drejtorit nga Qendra për punë Sociale, në Dibër, është mos interesimi i shtresave me të ardhura të ulëta, për t’u furnizuar me mundësit që i jep Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, për të ndjekur mësimin ‘online’.

“Nga 486 familje potenciale qe kanë fëmijët e tyre në shkollë fillore dhe të mesme, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ku kemi kompetencë ne si IP Qendra ndërkomunale për punë sociale në Dibër, shfrytëzues të shtesave fëmijërore dhe shtesave për shkollim, deri te premten ‘sim kartelat’ me Internet të destinuara për mbarëvajtjen e procesit edukativo – arsimor, kanë marrë 368 familje kurse 118 nuk kanë shfaqur interesim për të njejtat. Është për të theksuar se ne si institucion ishim përgjegjës për shpërndarjen e këtyre ‘sim kartelave’, e jo për ndonjë aparat elektronik si për shembull telefon celular apo I-pad edhe pse kërkesa e një numri të konsideruar ishte edhe për ato mjete elektronike, të cilat ne si qendër nuk kishim në dispozicion një gjë të tillë”, tha për Portalb, Kreshnik Paçuku, drejtor nga Qendra për Punë Sociale – Dibër.

Mësim online
Mësim online

Në Komunën e Tetovës që nga dita kur u soll vendimi për ndërprerje të procesit edukativo -arsimor u janë dhënë instruksione të gjitha shkollave fillore dhe të mesme që të praktikojnë format e mësimit në distancë.

“Që nga dita e parë në ftesën tonë u përgjigjën mësimdhënësit, i krijuan grupet e komunikimit dhe filluan mësimin në distancë. Menjëherë me stafin profesional të sektorit për arsim, drejtorit e shkollave dhe shërbimet pedagogjiko profesionale punuan në krijimin e një sistemi të mësimdhënies dhe të gjithë aktivet mësimore përpiluan plan të veprimit ku në bazë ditore dhe javore jepeshin instruksione dhe bëhej ndjekja e realizimit të së njëjtës. U bë identifikimi i të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin në distancë. Në arsimin fillor u shpërndan afër 1000 tableta të vegjël pronë e shkollave, me çrast të gjithë nxënësit u siguruan me pajisje elektronike. Këtu vlen të theksohet edhe donacioni i Ecologut që ndau 100 tableta për nxënësit tanë. Nga Qeveria u siguruan edhe vauçera për nxënësit familjet e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmës sociale dhe kështu mund të themi që kemi arritur gjithëpërfshirje në procesin e mësimit në distancë. Tani më jemi fokusuar në cilësinë e këtij procesi, trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit profesional të shkollave për format më të sofistikuara të mësimit në distance”, tha për Portalb, Ahmed Qazimi, drejtues i Sektorit për Veprimtari.

Sipas tij, edhe pse përpjekjet për të kompletuar kushtet, për mësimdhënie me adekuate, mësimi zhvillohet, por shpreson që do të vijë dita që mësimdhënësit dhe nxënësit të kthehen në shkollë.

“Vlen të theksohet se një numër i konsiderueshëm të mësimdhënëse të qytetit u inkuadruan në E-klasa si dhe përgatiten dhe janë në fazë të përgatitjes të qindra njësive mësimore për platformën digjitale të krijuar nga MASh si dhe u krijuan youtube kanale personale të mësimdhënësve, aktiveve mësimore dhe shkollave enkas për këtë qëllim.

Është për tu përshëndetur entuziazmi i mësimdhënësve për këtë formë të mësimit, adaptimi i shpejt i tyre, vullneti, kreativiteti dhe puna e palodhur e tyre që japin maksimumin që në këto ditë dhe momente të vështira t’i angazhojnë nxënësit dhe të realizojnë plan programin. Mësimdhënësit që janë para pensionit kanë vështirësi në implementimin e kësaj forme të mësimdhënies, mundohemi që në këto raste të angazhojmë kolegët më të ri që t’ju ndihmojnë që edhe ata të jenë pjesë i këtij angazhimi gjithëpërfshirës në këto momente krize.

Shpresojmë që sa ma shpejtë të tejkalohet situata, nxënësit dhe mësimdhënësit t’u kthehen shkollave dhe ajo gjallëri dhe zhurmë sërish të jehojë korridoreve të shkollave tona.

Deri atëherë të qëndrojmë në shtëpi dhe ti respektojmë udhëzimet e autoriteteve”, tha Qazimi.

Ndryshe, dy muaj më parë, qeveria miratoi urdhëresën për të ndërprerë procesin arsimor për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Që atëherë, mësimdhënia është duke u realizuar përmes mësimit në distancë, përkatësisht përmes onlajn platformave. Mësimi online do të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor, ndërkaq plotësisht do të vendoset se si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button