Seanca të komisioneve kuvendore, në tentim për zhbllokim të punës

Komisioni për financim dhe buxhet do ta vazhdojë debatin rreth Propozim-buxhetit për vititn 2013, ndërsa Komisioni për punë dhe politikë sociale do të mbajë vazhdim të seancës në të cilën debaton rreth Propozim ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të krerëve të familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e shumicës.

Në rend dite të Komisionit për siguri dhe mbrojtje janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme dhe Propozim ligji për sigurim privat, që të dyja në lexim të dytë.

Komisioni për çështje ekonomike do të debatojë rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shoqëri tregtare në lexim të dytë.

Sjellja e buxhetit të propozuar për vitin 2013 pengohet nga 1000 amendamentet e opozitës, ngjashëm si Propozim ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale ku po shqyrtohen 15.000 amendamentet e BDI-së. Të bllokuara janë edhe huamarrja prej 50 milion eurosh nga Banka Botërore si dhe ligjet për rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale, për të cilat kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale Cvetanka Ivanova refuzon të thërret seancë të re, pa mbaruar debati për branitellat./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button