Netanyahu zotohet për aneksimin e Bregut Perëndimor

Benjamin Netanyahun është betuar si kryeministër i qeverisë së re të unitetit në Izrael.

Udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë Likud, Benjamin Netanyahu dhe ai i partisë “Bardh dhe Blu” Benny Gantz, u pajtuan në prill të formojnë një qeveri “emergjente” për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton REL.

Gantz, i cili kishte bërë fushatë për të mos formuar kurrë një qeveri me Netanyahu, tha se kriza e koronavirusit dhe pasoja e saj e rëndë ekonomike, kërkonte një kompromis.

Kabineti i ri qeveritar do të ketë 36 ministri, numër ky më i larti në historinë e Izraelit.

Yair Lapid, udhëheqësi i ri i opozitës, tha se qeveria e re është “më e madhja dhe më e kota” në historinë e Izraelit.

Netanyahu u zotua për aneksimin e Bregut Perëndimor të okupuar, në pritje të miratimit nga ana e SHBA-së.

Ai dhe aleatët e tij po bëjnë presion për aneksim përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor, duke besuar se plani i paqes i presidentit, Donald Trump paraqet një mundësi historike.

Marrëveshja e koalicionit i lejon Netanyahut të paraqesë një propozim aneksimi menjëherë më 1 korrik.

Ndërkohë, demokratët në Kongresin amerikan po i bëjnë thirrje Izraelit të mos aneksojë në mënyrë të njëanshme Bregun Perëndimor, një veprim që mund të dëmtojë mbështetjen dypalëshe për Izraelin dhe të minojë perspektivat për një shtet të ardhshëm palestinez.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më 15 maj se blloku do të përdorë “të gjitha kapacitetet diplomatike” për të dekurajuar Izraelin që të realizojë aneksimin.

Shumica e botës i konsiderojnë joligjore vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe planet e aneksimit kanë ngritur shqetësime se masa mund të krijojë paqëndrueshmëri në rajon.

Bregu Perëndimor është okupuar nga Izraeli në luftën arabo-izraelite në vitin 1967.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button