Kritikuesit e Morsit nuk lëshojnë pe

Opozita egjiptiane edhe më tej hedh poshtë referendumin për kushtetutën e vendit, të cilin e planifikon  shefi i shtetit Mohamed Morsi dhe bën thirrje për protesta të reja.

Opozita egjiptiane edhe më tej hedh poshtë referendumin për draft kushtetutën kontestuese dhe për nesër bëri thirrje për protesta të reja masive që të ndalet referendumi për kushtetutën.  

Aleanca më e madhe opozitare, Fronti liberal – sekular për shpëtimin nacional kumtoi: “Ne nuk e njohim draft – kushtetutën sepse ai nuk pasqyron vullnetin e popullit egjiptian”, deklaroi zëdhënësi i Frontit për shpëtimin nacional Sameh Açur në Kajro.

Kushtetuta u miratua me shumicë të islamikëve. Presidenti Mohamed Morsi mbetet në qëndrimin në, që më 15 dhjetor të mbahet referendum për kushtetutën në vend. Vëllezërit Myslimanë po ashtu për nesër bënë thirrje për demonstrata në mbështetje të presidentit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button