Zaev: Zgjedhje në afatin e parë të mundshëm, shpresoj në marrëveshje me opozitën në takimin e liderëve

Janë të domosdoshme zgjedhjet në momentin e parë të mundshëm, siç rekomandojnë autoritetet shëndetësore pasi të dalim nga kriza shëndetësore, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për TV Sitel.

Ai shpreson se do të arrihet marrëveshje me opozitën në takimin e liderëve.

“Nuk besoj se nuk ka. Çdo herë në mënyrë konsensuale është vendosur për datën e zgjedhjeve. Nëse opozita ka argumente, i vendos në tavolinë dhe janë përmbajtjesore do t’i pranojmë dhe asnjëherë nuk do të përmbahemi në afatet prej 21 deri 28 qershor”, ka thënë Zaev.

Siç shtoi, nuk ka ultimatum për datën e zgjedhjeve, dëshiron marrëveshje të përbashkët dhe siç thekson “të jemi të arsyeshëm pasi patjetër të mësohemi të jetojmë me krizën derisa të gjendet vaksina”.

“Në këto rrethana të gjithë duhet të jemi të arsyeshëm dhe të kthejmë në funksion institucionet, si Parlamenti dhe Qeveria politike”, ka thënë Zaev në prag të takimit të nesërm të liderëve për dakordim të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, transmeton MIA.

“Tani kur dalim nga kriza shëndetësore duhet të shkohet në zgjedhje dhe prandaj LSDM është e qëndrimit se në afatin e parë të mundshëm duhet të shkohet në zgjedhje. Në korrik veçmë do të hapen kufijtë dhe kjo është strategjia jonë kombëtare…Rreziku nga infektimi është më i madh në vjeshtë, kur do të hapen shkollat, të gjitha objektet tjera kolektive do të funksionojnë”, ka thënë Zaev.

Ai ka hedhur poshtë akuzat e opozitares VMRO-DPMNE për ryshfet parazgjedhor me rebalancin e buxhetit dhe masat e reja për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button