Dimitrov: Për ne çështja e gjuhës maqedonase është e mbyllur edhe te ne dhe në botë

Për ne çështja e gjuhës maqedonase është e mbyllur edhe te ne ashtu edhe në botë, theksoi ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në intervistën për emisionin “Triling” në TV 24.

Ai vuri në dukje se shumica e çështjeve që pasqyrojnë pozicionin që Bullgaria fqinje e ka miratuar në Parlamentin e saj, atëherë kur patën zgjedhje lokale vjeshtën e kaluar, sipas nesh, “dalin jashtë dhe shpesh në kundërshtim me dispozitat e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”.

Ai kohë më parë ka pasur një bisedë telefonike me kolegen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, ku ai ka prezantuar qëndrimet tona, ndërsa ajo pozicionin e tyre, transmeton MIA.

Me fqinjët siç theksoi, patjetër të diskutohet. Për zgjidhjen e problemeve çdoherë në një mënyrë parakusht është dialogu. Detyra jonë si ministra të jashtëm është të punojmë për të rikthyer në binarë marrëdhëniet bilaterale, thekson mes tjerash Dimitrovi.

“Për ne çështja e gjuhës maqedonase është e mbyllur si në vendin tonë njashtu dhe në botë dhe do të jetë shumë e vështirë të ndërtojmë afërsi dhe miqësi nëse mbi çështje të tilla kemi sfida nga fqinjët. Në Marrëveshjen e miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në Preambulën flitet për respekt të ndërsjellë. Gjuha maqedonase në atë marrëveshje bilaterale ka absolutisht të njëjtin pozicion dhe status me gjuhën bullgare. Edhe klauzola për gjuhët thotë- kjo marrëveshje është e shkruar në gjuhën maqedonase konform Kushtetutës së Republikës së atëhershme të Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare konform Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë. Ai formulim vlen vetëm për marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë ministri Dimitrov.

Ai ka shtuar se asnjë shtet nuk ka bazë juridike neve të na tregojë tani diçka, “lidhur me emrin tonë dhe gjuhën maqedonase”.

Ndryshe, duke folur për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, shefi i diplomacisë përsëriti se na nevojitet Qeveri me mandat të plotë politik si dhe Kuvend, ndërsa ka shtuar dosja jonë demokratike në Bruksel, është larg asaj nëse jemi të aftë të kemi zgjedhje demokratike dhe nuk guxojmë të lejojmë krijim të atyre dyshimeve në situata të këtilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button