fbpx

​Guvernatori i Nju Jorkut u testua për koronavirus para kamerave

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, u testua për Covid-19 në një konferencë të rregullt për shtyp.

“Unë nuk shkoj te mjeku rregullisht,” tha Cuomo pasi iu mor një shtupë nga hunda, duke shtuar se “nuk i pëlqen të shpohet”.

Ai tha se dëshiron të tregojë se testi ishte i lehtë dhe për të inkurajuar qytetarët me simptoma Covid-19 që të testohen, transmeton Top Channel.

Numri i vdekjeve në shtetin amerikan të Nju Jorkut të shtunën ishte 139, pak më i ulët se 157 sa ishte raportuar ditën e premte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button