Neymar: Është shqetësues fakti që nuk e dimë kur do t’i kthehemi futbollit

Braziliani Neymar, i cili mban fanellën e klubit francez të futbollit Paris Saint-Germain (PSG), është shprehur se është i shqetësuar pasi nuk e dinë kur do t’i kthehen futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e tij të internetit, Neymar shkroi se për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) stërvitjet i kryen në shtëpi dhe se po zbaton një program të rreptë.

“Unë stërvitem më shumë se normalja”, tha 28-vjeçari Neymar, duke theksuar se ai e bën atë pasi nuk luhen ndeshje.

Neymar tha se po pret me padurim të luajë përsëri në fushë.

“Është shqetësuese kjo që nuk e dimë se kur do t’i kthehemi futbollit. Me të vërtetë më mungon të luajë, më mungojnë ndeshjet dhe më mungojnë kolegët e mi në klub”, tha Neymar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button