Pompeo përshendet marrëveshjen mes rivalëve politikë në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përshëndeti një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, mes presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani dhe rivalit të tij politik, Abdullah Abdullah.

“Pompeo përshëndeti angazhimin e dy liderëve për të vepruar menjëherë në mbështetje të nisjes së shpejtë të negociatave brenda afgane”, thuhet në një komunikatë të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Zgjedhjet e përgjithshme në Afganistan janë mbajtur në muajin shtator të vitit të kaluar, transmeton REL.

Presidenti, Ashraf Ghani, dhe rivali i tij, Abdullah Abdullah, pretenduan se kishin fituar zgjedhjet.

Sipas marrëveshjes për ndarjen e pushtetit, Abdullah do të udhëheq përpjekjet e qeverisë për të arritur një marrëveshje paqeje me talibanët.

Abdullah do të drejtojë Këshillin e Lartë Kombëtar të Pajtimit të sapoformuar dhe anëtarët e ekipit të tij do të përfshihen në qeveri.

Marrëveshja i jep fund një krize politike që pengoi përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 18 vjeçare.

Një marrëveshje e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe talibanët, më 29 shkurt, bën thirrje që qeveria afgane të lirojë 5,000 luftëtarë talibanë si një masë e ndërtimit të besimit, para se të fillojnë bisedimet zyrtare të paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button