Konte: Nga e hëna heqje graduale e masave restriktive

Kryeministri italian, Xhyzepe Konte mbrëmë kumtoi se nga e hëna do të pasojë zbutja e masave restriktive në vend, të vendosura për shkak të epidemisë së koronavirusit, sepse numri i të vdekurve shënon rënie në nivelin më të ulët prej 9 marsit.

Sipas mediumeve britanike, ai në konferencë për shtyp paralajmëroi për rrezikun që kurba epidemiologjike, më saktë numri i të sëmurëve dhe të vdekurve, përsëri të rritet.

Konte tha se në Itali, e cila është mes vendeve më rënë të goditura nga pandemia e koronavirusit, do të ndërmerren masa për zbutje të jetës ekonomike dhe heqje të kufizimeve për lëvizje të qytetarëve, transmeton MIA.

Nga e hëna, 18 maj, përsëri hapen shitoret, ndërsa nga 25 maji sallat sportive, pishinat dhe qendrat sportive.

Nga 3 qershori hapen kufijtë mes rajoneve në vend dhe qytetarëve të vendeve nga Bashkimi Evropian  do t’u lejohet të lëvizin pa kufizime, pa karantinë të domosdoshme të atyre që hyjnë në Itali.

Hapja e teatrove dhe kinemave është caktuar për më 15 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button