COVID-19: 2 sudanezë qëllohen për vdekje për shkeljen e orës policore

Dy sudanezë janë qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në kryeqytetin Khartoum për shkak të shkeljes së orës policore të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ushtria tha se një ushtar që mbante pozitën në një postbllok në lagjen Aldaim në Khartoum hapi zjarr ndaj dy personave me motoçikletë pasi ata refuzuan të ndalen.

Deklaraata tha se ushtari u arrestua dhe është nisur një hetim mbi incentin.

Sipas banorëve të zonës, incidenti ka shkaktuar protesta nga qindra të rinj të zemëruar në lagje.

“Qindra të rinj të zemëruar kanë demonstruar, duke vendosur goma të ndezura, duke brohoritur parulla kundër-ushtarake dhe duke bërë thirrje për sjelljen e vrasësit para drejtësisë”, tha Abu Algasim Ahmed, një banor lokal.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore në Sudan kanë konfirmuar 97 vdekje dhe 2.289 infeksione nga COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button