Sulm ndaj në xhamie në Gjermani

Në derën e një xhamie në rajonin Vaihingen Enz në afërsi të qytetit Stuttgart në Gjermani dy agresorë varën një kokë derri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë rreth orës 23:30 dy persona u larguan me shpejtësi pasi varën kokën e derrit në derën e xhamisë Fatih, të Unionit Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB). Ky sulm i kryer ndaj xhamisë u regjistrua edhe nga kamerat e sigurisë.

Kryetari i shoqatës së xhamisë Fatih të DITIB në rajonin Vaihingen Enz, Latif Pekmezci, tha se është zbuluar që agresorët kanë ardhur me një furgon të mbuluar për mallra mbi të cilin kishte të shkruar emrin e një kompanie dhe se kjo ngjarje i është referuar policisë.

“Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen”, tha Pekmezci, duke shtuar se policia filloi një hetim pas inspektimit në vendin e ngjarjes.

Pas ngjarjes xhaminë e vizituan dhe shprehën të shkuara edhe kryekonsulli turk në Stuttgart, Mehmet Erkan Öner, atasheu i çështjeve fetare, Musa Uzun dhe kreu i Unionit të DITIB për Württemberg, İsmet Harbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button