Aksion simbolik sot në Prishtinë, në solidaritet me Teatrin Kombëtar në Tiranë

Një aksion simbolik është paralajmëruar për orën 17:00 në Prishtinë, më shenjë solidariteti me protestat në Tiranë, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, aksioni do të organizohet për shprehjen e kundërshtimit ndaj veprimit të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.

“Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19”, shkruhet në njoftim, transmeton KTV.

Pjesëmarrësit në këtë aksion janë ftuar që të pajisen me maska dhe dorëza, si dhe ta ruajnë distancën.

Objekti historik i Teatrit Kombëtar Shqiptar është shembur në orët e para të së dieles. Protesta e përleshje me policinë ka pasur teksa 37 veta janë arrestuar.

Në mars 2020, ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Tiranës është futur në listën e shtatë objekteve më të rrezikuara në Evropë nga “Europa Nostra”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button