Vauçerë dhe kartela pagesore do t’u ndahen personave të papunësuar, të rinjve dhe të punësuar me të ardhura të ulëta

Kryeministri Oliver Spasovski në pres-konferencën e sotme e prezantoi pakon e tretë për ndihmë ekonomike të hartuar nga qeveria. Vlera e kësaj pakoje me masa është 355 milionë euro dhe me atë janë përfshirë 730.000 shfrytëzues. Ndihma e përgjithshme në ekonomi, në të gjitha tre pakot për ndihmë ekonomike në valën e koronavirusit në vend është zmadhuar në 550 milionë euro, përkatësisht 5,5 përqind e BPV-së, njofton Portalb.mk.

Rreth 100.000 qytetarë në vend do të fitojnë kartelë pagesore me vlerë prej 9.000 denarë për blerje të produkteve dhe shërbimeve produkte nga Maqedonia. Kjo masë është në dispozicion për të gjithë të personat e papunësuar dhe kërkues të punës, të cilët nuk kanë të ardhura mbi 15.000 denarë në nivel mujor, si dhe shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar. Kjo kartelë pagesore do të mund të përdoret në periudhë prej 30 ditësh. Vlera e kësaj mase kap shumën 16 milionë euro.

Gjithashtu, rreth 100.000 qytetarë të Maqedonisë do të fitojnë vauçerë për turizëm vendas në lartësi prej 6.000 denarë dhe kartelë pagesore vendore prej 3.000 denarë.

– Qytetarët do të mund kalojnë pushimet verore në vend, kurse me atë do të fuqizojmë edhe turizmin vendor – deklaroi kryeministri Spasovski.

Me këtë masë janë përfshirë të gjithë të punësuarit të cilët kanë page më të ulët se 15.000 në nivel mujor dhe nuk kanë të ardhura tjera në vitin 2018 sipas deklaratës vjetore tatimore në DAP. Ky vauçer do të mund të përdoret për hotele dhe kapacitete tjera akomoduese në vend, ndërsa kartela pagesore do të stimulon blerje të produkteve dhe shërbimeve vendase.

Si përkrahje për të rinjtë, Spasovski e prezantoi masën për vauçerë deri në 6.000 denarë për mbulim të participimit të universiteteve ose për akomodim në konvikte studentore dhe për nxënës dhe gjimnazistë nga familjet me të ardhura të ulëta. Gjithashtu, të rinjtë do të mund të aplikojnë për kartelë pagesore prej 3.000 denarë për produkte dhe shërbime vendase.

Kryeministri e prezantoi edhe masën për të rinj për fillim të përdorimit të vauçerëve prej 30.000 denarë për bashkëfinancim për trajnime, ushtrime dhe kurse për TI dhe shkathtësi digjitale për të rinj. Me të gjitha këto masa do të përfshihen 100.000 qytetarë të rinj, ndërsa vlera e tyre e përgjithshme është 12 milionë euro.

Spasovski paralajmëroi aplikimit të fundjavës pa TVSH, që donë të thotë çmime më të ulëta për qytetarët dhe stimulim të konsumit në dyqanet për veshje, teknikë të bardhë, mobile, sanitari dhe libra shkollor. Nëpërmjet kësaj mase në ekonominë e Maqedonisë do të ishin derdhur rreth 20 milionë euro.

Me pakon e tretë të ndihmës do të përfshihen edhe personat që kanë humbur punën e tyre nga 11 mars deri 30 prill, nëpërmjet marrjes së kompensimit me para. Do të përfshihen të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse e kanë humbur punën e tyre ose e kanë ndërprerë marrëdhënien e punës me deklaratë me shkrim, me kontratë apo janë lëshuar nga punëdhënësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button