Punonjësit e shëndetësorë të cilët po luftojnë me Kovid-19 do të marrin pagë 20 përqind më të lartë për dy muaj

Si rezultat i mirënjohjes për angazhimin në betejën me koronavirusin, Kryeministri Oliver Spasovski paralajmëroi shpërblime për punonjësit shëndetësorë, njofton Portalb.mk.

“Mjekët dhe stafi mjekësor në klinikat dhe departamentet e sëmundjeve infektive, Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe gjendjet febrile, Instituti i shëndetit publik dhe Qendrat e shëndetit publik, si dhe të gjithë anëtarët e ekipeve të ndihmës së shpejtë mjekësore do të marrin pagë 20 përqind më të lartë për dy muaj, të cilat do të paguhen përmes kartelës vendore për pagesë ”, deklaroi Spasovski.

Ai e shpalli shpërblimin në një konferencë për shtyp në të cilën prezantoi paketën e tretë të masave ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button