Afrikë, mbi 80 mijë raste me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në 80.565, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë Afrikën ka arritur në 80.565, numri i vdekjeve në 2.715, ndërkohë që deri më tani janë shëruar 30.647 persona.

Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 është rritur sipas radhës, 612 në Egjipt, 542 në Algjeri, 261 në Afrikën e Jugut, 192 në Marok, 171 në Nigeri, 140 në Kamerun dhe 97 në Sudan.

Ndërsa vendet me numrin më të lartë të raste janë Afrika e Jugut, Egjipti, Algjeria, Maroku, Gana, Nigeria dhe Kameruni. Ndër të tjera theksohet se rastet kanë arritur në 14.355 në Afrikën e Jugut dhe 11.719 në Egjipt.

– Në Mauritius dhe Eritre nuk ka më raste të COVID-19, prej 9 ditësh nuk ka vdekje

Asnjë vdekje lidhur me virusin nuk është regjistruar në vendet e kontinentit si Lesotho, Sejshellet, Namibia, Eritrea, Mozambiku, Uganda, Republika Qendrore e Afrikës, Madagaskari dhe Ruanda.

Ndërkohë bëhet e ditur që në Mauritius dhe Eritre nuk ka më raste me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button