Mbi 1.8 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën prej 1.8 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani ndaj koronavirusit kanë arritur të fitojnë betejën 1.802.271 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (336.964), Spanja (192.253), Gjermania (152.600), Italia (122.810), Turqia (108.137), Irani (93.147), Brazili (84.970), Kina (78.219), Rusia (63.136) dhe Franca (61.066).

COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 311.400 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.696.927.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button